AAK: Nuk kemi bisedime me PDK
15/02/2010 11:25
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, permes nje komunikate i pergenjeshtron spekulimet se ka nisur bisedimet me PDK ne rreth krijimit te nje koalicioni me kete parti politike.
“AAK ja dhe lideri i saj Ramush Haradinaj kane qendrim te qarte se nuk do te perziejne shkollat e qeverisjes pasi qe jemi plotesisht te bindur se mentaliteti qeverises i kryesuar nga Hashim Thaçi i ka sjell deme te medha vendit”, theksohet ne komunikaten e AAK-se.
AAK thote se i qendron besnik vendimit te mehershem per nje qeveri me spektrin e djathte, duke theksuar se e vetmja rrugedalje nga kriza e tanishme jane zgjedhjet sa me te shpejta parlamentare.
Top Channel