Numri dy i misionit EULEX, Roy Reeve ka deklaruar se krimi i organizuar dhe korrupsioni perbejne nje rrezik konkret ne Kosove.

“Krimi dhe korrupsioni perbejne nje kercenim te madh ne Kosove, por lufta ndaj ketyre dukurive mbetet prioritet i misionit EULEX”, eshte shprehur Reeve.

Deklaraten e tij ai e ka bere ne nje mesazh derguar shoqatave joqeveritare te Kosoves, perfaqesuesit e te cilave i ka ftuar ne nje takim.

Gjithashtu, ky reagim ka ardhur pasi shoqatat ne fjale i bene thirrje misionit EULEX qe te perqendrohet ne detyren e tij dhe jo ne procese “terciare” si rasti i gjykimit te Albin Kurtit.

Top Channel