Haga refuzoi apelin e Karaxhic
13/02/2010 11:00
Gjykata e Hages ka refuzuar apelin e ish-liderit te serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic, kunder avokatit te tij.
Trupi gjykues qe po shqyrton ceshtjen ka deklaruar se sjellja e Karaxhic ka bere te domosdoshme qe atij t’i kufizohet e drejta e veteperfaqesimit.
Karaxhic, i cili i hedh poshte te gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, perfshire ate per masakren e Srebrenices, deklaroi ne fillim te procesit se do te veteperfaqesohej.
Por pas bojkotit qe ai filloi t’u bente seancave, gjyqtaret e ceshtjes vendosen qe t’i caktojne atij nje avokat.
Top Channel