Policia greke ka rene ne gjurmet e nje rrjeti  trafikantesh te paligjshem te objekteve antike dhe fetare, pas pese operacioneve te vazhdueshme ne fshatrat Vasiliki, Kalpaki, Elafotopo, Ano Pedhina dhe Romano te Janines.

Nje murg i nje manastiri te zones dhe nje cift vendasish nga fshati i Xhores  jane arrestuar  pasi policia greke ka gjetur ne manastirin e Zerves ne fshatin Vasiliki, por edhe ne shtepine e ciftit grek, ne cilesine e proves materiale, 48 ikona te vjetra, objekte te vyera argjendi, skulptura te punuara ne dru,libra te vjeter, 15 gure te gdhendur te vjedhur nga nje manastir i Janines ne gushtin e vitit 2009.

Gjithashtu u jane gjendur dhe konfiskuar edhe dy pistoleta dhe nje pushke me 533 fisheke  te diametrave te ndryshem.

Ne koleksionin e vjedhur pervec objekteve te shumta me vlere historike dhe kulturore jane gjendur edhe dhjetera kembana te cilave madje u eshte fshire edhe stampa.

Sipas hetimeve te oreve te fundit rezulton se 33 ikona i perkasin nje koleksioni te nje shtetasi grek qe ja kishte dhuruar manastirit,ndersa pjesa tjeter e ikonave vleresohet se eshte vjedhur ne kishat ortodokse shqiptare te Gjirokastres ne vitet e fundit. Megjithate priten edhe hetime te metejshme per te vertetuar kete fakt.

Policia greke cileson se sasia e kapur e objekteve antike dhe fetare  perben vetem majen e aizbergut ose vetem nje drite ne fund te tunelit sic eshte shprehur edhe prokurori i zyres se ndjekjes se trafikimit te objekteve fetare dhe  antikave te Selanikut.

Megjithese te tre te arrestuarit kundershtojne te flasin, ne ditet e ardhshme besohet se do te hidhet me shume drite ne kete ceshtje.

Top Channel