Sindikata e punetoreve te doganes greke njoftoi se do nise nje greve 72 oreshe per te kundershtuar planin e shkurtimit te rrogave te qeverise.

Ata thone se ndihen te persekutuar pasi ulja e rrogave, sipas planit te kryeministrit Jorgo Papandreu, do te kaloje mbi 20 perqind.

Greva do nise te marten e ardhshme dhe do te zgjase deri te premten ne mengjes. Kjo do te kete pasoja ne kalimin kufitar me Shqiperine dhe Turqine.

Dy dite me pare mijera punonjes te sektorit publik protestuan ndaj planit qeveritar per shkurtimin e rrogave.

Qeveria e Papandreut mendon se e ka zgjidhur ceshtjen e krizes ekonomike permes kursimit.

Top Channel