I ftuar ne emisonin Top Show, lideri i Partise Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci foli per situaten politike ne Shkup dhe per nacionalizmin e theksuar maqedonas. Ai u shpreh se asnjehere nuk do te coje PDSH-ne ne aleance me Gruevskin dhe se eshte i gatshem per nje koalicion mbareshqiptar nese shqiptaret largohen prej politikes se kryeministrit maqedonas.

“Nacionalizmi i theksuar maqedonas kohet e fundit i ka rrenjet ne perplasjet me Greqine por pasojat e tij bien mbi shqiptaret. Diskriminimi qe u behet shqiptareve eshte i programuar dhe ndalet vetem me nje program qe mund t’i beje balle. Asnjehere nuk do te coj PDSH-ne ne aleance me Gruevskin. Qeverisja e Gruevskit dhe shqiptareve bashke me te eshte nje qeverisje me hipoteke, marreveshja eshte arritur kohe para zgjedhjeve. Kur shqiptareet te largohen prej kesaj politike jam i gatshem per nje koalicion mbareshqiptar ne Maqedoni”, nisi fjalen e tij zoti Thaci.

Me tej Thaci foli edhe per situaten ekonomike ku tha se maqedonasti kane nje program te shkaterrimit ekonomik per shqiptaret pasi nga i gjithe buxheti i shtetit shqiptaret perfitojne vetem 1 perqind prej tij.

Lideri i PDSH-se foli edhe per projektin politik te nje Maqedonia sipas modelit te Zvicres dhe perberjes se parlamentit nga 2 dhoma, senat dhe perfaqesues, cka do te siguronte sipas tij nje perfaqesim me te drejte per shqiptaret. Thaci foli edhe per ngritjen e strukturave manaxhuese qe te gjitha te ardhurat e grumbulluara prej shqiptareve te manaxhohen nga shqiptaret.

Top Channel