Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se strategjia per integrimin e veriut eshte inkurajuese per shtrirjen e rendit dhe ligjit edhe ne kete zone.

Sipas Sejdiut, eshte e domosdoshme qe te shuhen strukturat paralele serbe, drejtuesit e te cilave kane kryer vepra te renda penale.

Duke folur ne nje interviste per “Deutsche Welle”, kreu i shtetit kosovar ka theksuar se veprimet qe po ndermerren per integrimin e veriut, si nga vendoret ashtu dhe nga nderkombetaret, jane te vonuara.

“Ka pasur hapesire dhe mundesi qe te veprohet edhe me heret. Kemi kaluar dhjete vjet dhe sidomos ne periudhen e administrimit te Kombeve te Bashkuara eshte dashur qe te kete projekte me te drejtperdrejta ne kuptimin integrues te qytetareve dhe ne kuptimin e zgjidhjes se shume problemeve ne radhe te pare edhe jetesore te tyre”, ka pohuar Sejdiu.

Top Channel