Ne Prishtine u kujtuan viktimat e protestes se 10 shkurtit 2007, kur nga perleshjet me policet rumune te UNMIK-ut mbeten te vrare dy protestues te levizjes Vetevendosja.

Me rastin e ketij pervjetori Partia Social Demokrate ka shprehur edhe nje here ngushellimet per familjet e viktimave. Nderkohe, Eulex ka paralajmeruar se me 15 shkurt 2010 do rifilloje  procesi gjyqesor kunder liderit te Vetevendosjes Albin Kurti.

Por Partia Social Demokrate ka paralajmeruar misionin nderkombetar per te parandaluar ngjarje te ngjashme ne te ardhmen. “Misioni dhe prezenca e re e bashkesise nderkombetare ne Kosove duhet te jene te kujdesshme dhe te mos perserisin gabimet e UNMIK-ut sepse kjo do te demtonte rende imazhin e tyre”, thuhet ne nje komunikate.  

Top Channel