Maqedonia eshte gdhire me reshje debore ne disa zona te saj, te cilat gjate pasdites do te kthehen ne reshje shiu dhe do te vazhdojne pergjate gjithe javes.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave Maqedonia do te perfshihet nga vala e lageshtires nga Mesdheu dhe ne disa zona te saj reshjet e shiut do te jene intensive.

Nderkohe, duke filluar nga dita e sotme temperaturat do te levizin mbi zero grade dhe maksimalja pritet te jete 10 grade deri te enjten.

Burimet saktesojne me tej se ne zonat malore do te jene te pranishme edhe reshjet e debores.

Top Channel