Ministria e Shendetesise se Kosoves njofton se punonjesit e shendetesise ne Kosoves nga muaji shkurt do marrin rrogat me nje rritje prej 30 %.

Sipas Ministrise se Shendetesise se Kosoves, rritja e pagave per stafin mjekesor ne euro i bie nga 45 deri ne 100 euro. Komunikata e Ministrise se Shendetesise se Kosove njofton se per zbatimin e skemes se re te rrogave ne shendetesi do angazhohen Ministria e Financave dhe ajo e Administrates Publike.

Sipas shefit te zyres per informim ne Ministrine e Shendetesise, Faik Hoti pas luftes kjo eshte ngritja e dyte e pagave te shendetesise pasi me pare, rrogat ne kete sektor ishin rritur per 10 %.

Sipas llogaritjeve te bera, nje nder rrogat me te medha te mjekeve do behet 391 euro nga 300 sa ishte deri tani. Nga llogaritjet qe kane bere dy ministrite, ajo e Financave dhe Ministria e Shendetesise del qe kosto per kete ngritje pagash do jete gati 6 milion euro.

Top Channel