Presidenti amerikan Barack Obama i ka bere urimet e tij homologut kosovar Fatmir Sejdiu, me rastin e pervjetorit te dyte te pavaresise se Kosoves.

“Ne emer te popullit amerikan, une ju pergezoj juve dhe qytetaret e Kosoves ne pervjetorin e dyte te pavaresise. Deshiroj te pergezoj popullin e Kosoves per perparimin ne ndertimin e nje shteti demokratik, paqesor dhe multietnik”, eshte shprehur Obama ne mesazhin e tij.

Shefi i Shtepise se Bardhe ka shprehur gjithashtu angazhimin e vendit te tij per te perforcuar partneritetin me Kosoven, si dhe per ta ndihmuar ne hapat e metejshem shtetin e ri.

“Ne e vleresojme partneritetin tone dhe mbetemi te perkushtuar per t’ju mbeshtetur ne hapat e nevojshem per te arritur aspiratat tuaja euroatlantike”, thuhet me tej ne mesazh.

Top Channel