Projektligji per dhenien e neshtetesise, solli perplasje te ashpra ndermjet mazhorances dhe opozites gjate punimeve te se henes pasdite ne parlamentin e Greqise.

Opozita e kundershtoi projektin e paraqitur nga kryeministri Jorgo Papandreu, dhe kerkoi zhvillimin e nje referendumi per te vendosur ne lidhje me kete ceshtje.

Projektligji i ri qe iu kalua ditet e fundit parlamentit, synon dhenien e neshtetesise greke per 550 mije emigrante te ligjshem.

Ne fjalen perpara deputeteve, Papandreu, kerkoi nje perqasje njerezore dhe realiste ndaj problemit dhe beri thirrje per nje hapje ndaj idese se nje Greqie dhe helenizmi te perbere nga raca te shumta dhe te ndryshme.

“Nje vend si i yni qe ka provuar ne lekuren e tij emigrimin dhe kurbetin, eshte e papranueshme te pergojohet nderkombetarisht se nuk e ofron te drejten e shtetesise”, shtoi kryeministri i Greqise.

Por kryetari i Demokracise se Re ne opozite Antonis Samaras, deklaroi se ajo do te votoje kunder ketij ligji dhe se sapo partia e tij te vije ne pushtet do ta anulloje ate.

“Ne nuk e duam Greqine nje keshtjelle te mbyllur. Por nuk do te lejojme kurre qe ajo te kthehet ne nje vresht pa zot”, deklaroi Samaras.

Ai shtoi se ceshtja e emigranteve eshte zgjidhur nepermjet legjislacionit gjate kohes qe ne pushtet ishte Demokracia e Re dhe nuk eshte e nevojshme qe te huajt te marrin shtetesine greke.

“Ndersa gjendemi brenda nje krize te rende ekonomike, qeveria e PASOK-ut ndermerr masa qe do ta kthejne vendin ne nje magnet qe do te thithe vale te medha emigrantesh shtoi Samaras.

Nderkaq kryetari i partise se ekstremit te djathe, Jorgo Karaxhaferi, propozoi zhvillimin e nje referendumi.

“Ka menyra te tjera  qe t’i bejme te ligjshem emigrantet pa renduar shoqerine tone. Le te zhvillojme nje referendum, ne te kundert ju i jepni fund konsensusit dhe frymes kombetare”, perfundoi Jorgo Kafaxhaferi duke ju drejtuar kryeministri Papandreu.

Top Channel