Ambasadori italian ne Prishtine, Michael Giffoni, i emeruar si perfaqesues i BE-se per veriun e Kosoves, i tha BBC-se se roli i tij do te jete ne lehtesimin e dialogut ndermjet komuniteteve me qellim te depolitizimit dhe zgjidhjes te çeshtjeve te jetes se perditshme te qytetareve.

Ai tha se nuk do te luaje nje rol te ndermjetesit ndermjet Prishtines dhe Beogradit, por ne dialogun per çeshtjet jetike te komuniteteve ne veri, do te perfshije, siç tha te gjitha palet e interesuara, pa e perjashtuar edhe Beogradin zyrtar.

Ambasadori tha se qe nga muaji i ardhshem do te hapet nje “shtepi e BE-se” ne veri, qe sipas tij, nenkupton forcimin e pranise se BE-se dhe nje rol te rendesishem te saj ne kete pjese, ne periudhen e stabilizimit dhe konsolidimit te Kosoves.

Top Channel