Ambasadori i BE-se ne Shkup, Ervan Fuere ka deklaruar se ne Maqedoni ekziston rreziku i shperthimit te dhunes nderetnike nese Brukseli shtyn caktimin e dates per nisjen e negociatave te anetaresimit.

“Shtyrja e caktimit te dates per fillimin e negociatave do te jete nje potencial per tensione nderetnike ne vend. E njejta gje mund te ndodhe nese zvarritet me tej edhe ceshtja e emrit”, ka pohuar Fuere.

Ai ka theksuar se ne Maqedoni mbizoteron deshperimi per faktin se BE nuk ka nderhyre per zgjidhjen e kontestit te emrit me Greqine, ndryshe nga sa ka bere me Kroacine, e cila zgjidhi problemet me Sllovenine.

Top Channel