Bosnje, SHBA kunder referendumit
09/02/2010 18:45
Shtetet e Bashkuara kane kundershtuar idene e mbajtjes se nje referendumi ne Bosnje e Hercegovine, duke e cilesuar ate si provokues.
Qendrimi i Uashingtonit zyrtar u shpreh nga ambasada amerikane ne Sarajeve, e cila doli hapur kunder cdo nisme qe do te kontestonte Marreveshjen e Dejtonit.
“Jemi kunder cdo referendumi qe kercenon stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial te Bosnje e Hercegovines”, ka deklaruar ambasada.
Selia diplomatike ka vleresuar me tej se, edhe pse referendumi mund te jete nje mjet demokratik, ai mund te rezultoje kunderproduktiv ne rrethana te caktuara.
Top Channel