Levizja “Zgjohu” ne Maqedoni i ka kerkuar qeverise qe te ndertoje ne qender te Shkupit edhe monumente te personaliteteve shqiptare.

Duke iu referuar deklarates se ministres se Kultures, Elisabeta Kamcevska, se qeveria eshte e gatshme te pranoje edhe iniciativa te komunitetit shqiptar, aktivistet e “Zgjohu” kane bere propozimet e tyre.

“Duke pershendetur gatishmerine e ministres, “Zgjohu” ben kete kerkese per perfshirje te monumenteve shqiptare ne sheshin e qytetit te Shkupit, ne menyre qe ky shesh te rrezatoje fryme multietnike”, thuhet ne nje deklarate te “Zgjohu”.

Ne dokument kerkohet ngritja e shtepise autentike te Nene Terezes ne vendin ku qendron pllaka e familjes Bojaxhiu, ndertimi i Xhamise Burmali, monumentin e Adem Jasharit, etj.

Top Channel