NASA, shtyhet me nje dite nisja e “Endeavour”

07/02/2010 10:55

Leshimi i anijes Endeavour, i parashikuar me 4:39 mengjesin e sotem eshte shtyre me nje dite.

Shkak kane qene rete qe kishin mbuluar qellin mbi Kennedy Space Center, ne Florida. Lajmin e ka bere te ditur NASA.

Mundesia e ardhshme e leshimit do te jete neser ne oren 04:14.

“Endeavour” dhe gjashte astronautet e saj duhet te niseshin me nje mision 13 ditore per transportimin e moduleve te rinj ne Stacionin Nderkombetar Hapesinor.

Top Channel