FB mbush 6 vjec me rreth 400 milione anetare

05/02/2010 17:55

FB feston 6 vjetorin e krijimit ne nje kohe qe pergatitet te regjistroje perdoruesin e 400 milionte brenda kesaj fundjave.

Me kete parashikim, themeluesi i rrjetit te famshem social, Mark Zuckerberg i uron ditelindjen krijeses se tij dhe thekson se do kete nje ridizenjim te faqes, plus disa sherbime te reja per te gjithe perdoruesit.

“Fale jush kemi bere hapa gjigande ne vitin e fundit dhe e kemi bere boten me te hapur. U nisem 6 vjet me pare nga nje dhome ne Harward por tani duam te numerojme 400 milione perdorues”, shkruan Zuckerberg ne urimin e tij.

Mes risive te faqes se re do te jete menuja ne te majte per te lehtesuar kerkimin e kontakteve dhe komandave te tjera. Risi do kete dhe tek ikonat ne krye qe kane lidhje me llogarine personale. 

Top Channel