Europiani me i moshuar feston 110 vjetorin

05/02/2010 16:50

Njeriu me i vjeter ne Europe, Stanley Lucas, ka festuar ditelindjen e tij te 110-te.

Ai thote se kete jetegjatesi e ka arritur fale ajrit te paster dhe ushqimit te shendetshem shtepiak.

Lucas, i cili eshte personi i trete me i moshuar ne bote, pohon se kurre nuk ka pire duhan, nuk eshte larguar shume nga shtepia e tij ne Corneall, ndersa i vetmi “mekat” shendetesor i tij, eshte ndonje gote me pijen sherry.

Lucas e ka festuar ditelindjen e 110-te ne shtepine e tij, bashke me te bijen Phyllis, bashkeshortin e saj Gordon dhe me dy niper, kater sterniper e stermbesa, si dhe shume miq e familjare.

Top Channel