Varrosja e historise ilire

25/01/2010 20:15

Ndodhemi vetem pak kilometra nga Tirana. Me saktesisht ne fshatin Zgerdhesh te Fushekrujes.

Pak kush e di qe ketu shtrihen rrenojat e qytetit te lashte ilir te Albanopolit. Ky qytet ka qene kryeqendra e fisit ilir te albaneve, dhe eshte permendur per here te pare gjate shekullit te dyte. Por pervec ndonje studiuesi a shkrimtari tek e tuk, askush tjeter nuk eshte kujtuar te shpluhurose dhe te shkruaje mbi historine e lavdishme te ketij qyteti, i cili tashme eshte lene plotesisht ne harrese.

Rrenojat e qytetit antik te Zgerdheshit qe shume dijetare i kane lidhur pashmagmerisht me Albanopolin e vjeter te permendur nga gjeografi, astronomi dhe matematicieni Ptolemeu shtrihen ne jug-perendim te qytetit te Krujes. Qyteti antik zinte nje siperfaqe prej rreth 10 hektaresh dhe nga te gjitha anet ka qene i rrethuar me mure te larte e te forte. Ne cepa kane qene te vendosura kulla te larta qe kane sherbyer si pika vrojtimi qe perforconin me tej mbrojtjen e qytetit. Brenda mureve rrethuese mendohet te kete patur godina te shumta e te rendesishme.

Gjate germimeve te shumta qe jane bere sidomos gjate viteve te diktatures eshte vertetuar ekzistenca e tri shtresave kulturale njera me e hershme dhe dy te tjera qe i perkasin kohes se zhvillimit dhe transformimit ne nje qender urbane. Ne qytet eshte gjetur edhe nje varreze e vogel, ku varret me tjegulla paraqiten ne disa variante. Gjate fushatave te germimeve kane dale ne drite stoli te shumta bronxi, monedha te prera ne Dyrrah, Apolloni, Lisus e Korkyre, objekte hekuri dhe ene balte nga te cilat 6 te plota. Sipas studimeve te profesor Selim Islamit qyteti ka lulezuar nga mesi i shekullit te katert deri ne shekullin e pare para eres se re. Gjate kesaj periudhe Albanopoli ishte nje nder qytetet me te rendesishme te Ilirise dhe kishte marrdhenie te fuqishme tregtare me qytete dhe trevave te tjera.

Nga studimet e ndryshme mendohet se qyteti antik ka filluar renien e tij diku pas pushtimit romak, eshte vertetuar braktisja nga banoret te cilet jane drejtuar drejt nje vendbanimi tjeter qe mendohet te kete qene Kruja. Por ky qytet antik historia e te cilit per t’u rrefyer do te donte ore te gjata e ndoshta dite, sot dergjet, i zaptuar nga ferrat, bagetite dhe gardhet e banoreve te zones. Nga Albanaopoli i famshem i fisit te Albaneve nga vjen edhe emri Shqiperi sot nuk ka mbetur thuajse asgje. Pak nga muret e vjeter rrethues jane ende ne kembe, ndersa erozioni i vazhdueshem i tokes ka nisur te mbuloje pjesen tjeter.

Te shkosh drejt rrenojave te qytetit ilir te Albanopolit mbetet nje sfide e veshtire duke patur parasysh qe duhet kaluar permes ferrave dhe gardheve te ngritura nga banoret e zones qe sigurisht nuk jane pasardhes te fisit ilir te albaneve.

Kudo duken efektet shkaterrimtare te harreses. Qyteti po zhduket ngadale duke marre me vete historine e lashte te tij. Guret jane shperndare kudo, nje pjese e mire kane rene poshte ne greminat perreth.

Askush nuk merret me mirembajtjen e qytetit qe po varroset pak e nga pak cdo dite. Banoret tregojne se gjate kohes se komunizmit ketu vinin shpesh grupe pune te cilet benin germime arkeologjike, por edhe pastronin muret gjate gjithe zones ku shtrihet qyteti. Ndersa ne 19 vite demokraci nderhyrjet mund te numerohen me gishtat e njeres dore. As pushteti lokal e as ai qendror nuk jane kujtuar per qytetin e lashte.

Qyteti qe duhet te ishte nje destinacion i rendesishem turistik per vlerat qe mbart ne faqet e historise, vizitohet nga pak te huaj te cilet vijne ketu per te prekur nga prane lashtesine e rrjedhur nder shekujt, por qe pervec ca mureve te vegjel e formave te godinave qe dalin pak nga nentoka u ngelet te shijojne vetem panoramen e erret qe ofron tymi qe del nga gropat e zeza ku digjen gomat e ku prodhohet gelqere.

Nga larg rrenojat e qytetit nuk dallohen thuajse fare, e duket sikur shpejt edhe ato pak te mbetura do te perpihet nga dheu e mali duke mbyllur ne kete menyre kapitullin e ketij vendi i cili i mbijetoi mijera shekujve, luftrave, histories, por jo dores se njeriut e mbi te gjitha neglizhences se shtetit.

Ne cdo cep te botes vende te tilla ruhen me fanatizem si krenari kombetare. Ndersa per ne ky qytet i lashte ilir eshte thjesht rradhe te shkruara ne enciklopedi apo fjalore. Albanopoli sot pret qe dikush te ktheje koken e te kujtohet se ky qytet sot i braktisur nuk eshte thjesht nje grumbull guresh pa vlere, por nje pjese e rendesishme e identitetit tone kombetar.

Top Channel