Mamli, vendi ku koha ka ngrire

18/01/2010 20:15

Secilit prej nesh mund t’i kete ndodhur qe ne zhargonin e perditshem te kete perdorur apo degjuar shprehjen, “nuk jam nga Momli”.

Te shumte jane ata qe e njohin kete shprehje pa e ditur qe ajo lidhet me nje vend qe ekziston realisht e qe saktesisht quhet Mamel. Ne krah te fshatit Gracen ne Qafe Krrabe gjarperon nje rrugice e vogel e pakalueshme nga makinat.

Asnje tabele nuk paralajmeron se aty eshte hyrja per ne Mamel, fshatin qe shtrihet rreth 6 km me tej. E vetmja menyre per te udhetuar drejt Mamlit eshte nje rrugetim i gjate ne kembe qe zgjat thuajse 2 ore.

Per fat, diku ne mes te rruges gjendet nje prej banoreve te Mamlit qe eshte i vetmi qe disponon nje mjet me te cilin fshati mund te lidhet me rrugen nacionale. Ne fshat, gjeja e pare qe bie ne sy eshte mungesa e qofte edhe nje shtepie te re, gjithcka, duket si e ngrire ne kohe. Banoret jane mikeprites, por kudo varferia eshte shtruar kembekryq, e megjithate banoret e Mamlit jane te gatshem te ndajne cdo gje qe u gjendet ne shtepi.

Banoret jane mikeprites, por kudo varferia eshte shtruar kembekryq, e megjithate banoret e Mamlit jane te gatshem te ndajne cdo gje qe u gjendet ne shtepi. Ne kullat e vjetra, gjurmet e kohes jane te dukshme dhe ora duket se ka mbetur diku ne te shkuaren. Mjeti i vetem i punes ne kete fshat qe ka thuajse 700 banore, jane kuajt. Por edhe ata i kane vetem pak familje te cilat mund te numerohen me gishtat e njeres dore. Pjeses tjeter i duhet te mbijetoje me se te mundet.

“Eshte shume i prapambetur, cdo gje behet me krahe”, thote nje banor. Nga Mamli, vetem pak banore kane mundur te largohen, pjesa tjeter jane rritur e vazhdojne te jetojne mes sakrificave ne kete cep te harruar mes dy qyteteve me te medha ne vend Tiranes e Elbasanit. Lidhja me boten e qyteteruar eshte 2 ore larg ne kembe. Banoret e Mamlit nuk dine te bejne nje diference mes 19 viteve demokraci e 45 viteve komunizem. Per ta asgje nuk ka ndryshuar. Gjate te dy epokave ne fshat nuk eshte bere qofte edhe nje investim i vetem.

“Ne kohen e Enverit nuk te linte njeri pa buke. Nuk ka ndryshuar asgje”, thote nje banor tjeter. Prodhimet e nxjerra nga ajo pakez toke qe mund te punohet me krahe, per mjete te tjera nuk mund te flitet, dhe asistenca nga komuna jane i vetmi burim te ardhurash per fshatin kaq shume te lakuar por kaq pak te njohur. Nese i pyet per shprehjen e vjeter, banoret e Mamlit thjesht buzeqeshin duke ulur koken ne shenje turpi. Ata tashme jane mesuar te bashkjetojne prej dekadash me te.

Hap pas hapi behet me e qarte se Mamli shkrihet thuajse teresisht me Momlin e perdorur si shprehje qe ne kohen e komunizmit. Kane kaluar 19 vjet qe atehere, por ne fshatin e izoluar rreth 29 km nga kryeqyteti, nuk ka ndryshuar asgje. Realiteti eshte thuajse i njejte duke e kthyer Mamlin ne simbolin e harreses qe lidh pa kuptuar dy periudha, komunizmin dhe demokracine. Fshati dhe banoret e tij kane pranuar fatin e imponuar ne te dyja faqet e historise qe e kthyen ne nje shprehje tallese e thuajse poshteruese. Te jesh nga Momli, edhe sot si dje do te thote te jetosh ne nje vend te humbur, nje shprehje qe ne fakt duhet te prodhonte nje shprehje tjeter; kjo eshte politika shqiptare.

Top Channel