Britani, kercenon ne Twitter, pranga te riut

18/01/2010 19:00

Nje shaka e bere ne Twitter i ka kushtuar jo pak nje te riu ne Britanine e Madhe.

26 vjecari, emri i te cilit nuk behet i ditur, kishte derguar ne web site-n e njohur nje mesazh ku kercenonte me nje sulm terrorist ne aeroportin “Robin Hood”.

Aeroporti ne fjale ishte mbyllur per shkak te kohes se keqe, dhe i riu kercenoi se do ta hidhte ne ere nese nuk do te hapej.

Por ndryshe nga sa priste, 26 vjecari eshte arrestuar nga policia dhe sipas ligjeve te anti-terrorit, atij do t’i ndalohet per gjithe jeten te udhetoje permes aeroportit “Robin Hood”.

Top Channel