Zogjte e pules dine te numerojne

15/01/2010 16:50

Zogjte e vegjel te pulave dine te numerojne dhe kete preferojne ta bejne nga e majta ne te djathte.

Ata gjithathtu jane ne gjendje te identifikojne nje objekt mes shume te tjereve. Zbulimin e ka bere Universiteti i Padovas, Trentos dhe ai i Saskatchewan ne Kanada, duke e publikuar edhe ne “Biology Letters”.

Sipas te dhenave, zogjte 5 ditesh te pulave arrijne te identifikojne objektet ne baze te pozicionit te tyre rendor. Nje objekt te vendosur ne radhe mes 16 objekteve te tjere identike, ata arrijne ta dallojne dhe te numerojne se ne cfare pozicioni eshte vendosur.

Top Channel