Sajmir Braho, artisti multidimensional

04/01/2010 19:10

Sajmir Braho eshte diplomuar per regji. Ka vene ne skene dhe ka luajtur ne shume prej teatrove te Shqiperise, si “Policet”, “Kthesa”, “Antigona”, me te cilet eshte kurorezuar edhe me cmime te para.

Pavaresisht kenaqesise dhe dashurise qe ka per profesionin qe eshte diplomuar, Sajmirin e njohim te gjithe si kengetarin qe dikur ishte pjese e legjendes “Ritfolk” dhe qe me pas vazhdoi karrieren e tij i shkeputur.

E duke mos i mjaftuar te kenduarit ne festivale dhe cmimet e fituara ne to, Sajmiri ushton profesionin e tij ne baret e muzikes live ne kryeqytet.

Nje prej miqve te vjeter te Sajmirit, Altin Shehu na tregon per aftesite artistike dhe shoqerore.

“Sajmiri eshte nje artist multidimensional, shumekahesh”, shprehet Altini.

Altini, i cili njekohesisht eshte edhe udheheqesi artistik i bandes rrefen arsyet se perse prej vitesh ka zgjedhur te kete ne krahe Sajmir Brahon.

“Sajmiri eshte kantautor, aktor dhe regjisor. Nje nga pikat qe une vleresoj jashte mase eshte se eshte nje familjar shembullor. Ndjehesh shume i kenaqur me bashkepunimin me te”, thote Altini.

Jo vetem per miqte e vjeter Sajmiri eshte nje artist i afirmuar. Edhe mikesha me e re e tij, violinistja e orkestres se Top-Channel, Albana na tregon se si Sajmiri arrin te pershtatet me cdokend.

“Me pelqen se eshte kengetar qe i frekuenton te gjitha rrymat e muzikes”, shprehet Albana.

Nje mik i mire, artist dhe baba perfekt, Sajmir Braho, ka lene pas nje vit te mbushur me angazhime dhe sfida te fituara, per t’u pergatitur per nje vit tjeter te mbare.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel