I pushon zemra 4 minuta ndersa lind femijen

01/01/2010 16:30

Mediat amerikane nxituan ta cilesojne: “Nje mrekulli Krishtlindjesh”. Sepse e tille tingellon vertete. Tracy Hermanstorfer pesoi nje atak kardiak ne sallen e lindjes se Memorial Hospital ne Colorado. Gruaja e re po pergatitej te sillte ne jete femijen e saj, kur ndodhi tragjedia.

Mjeket tregojne se zemra e Trejsit pushoi ne ato momente e per kater minuta, ajo nuk kishte puls. Me mendimin se kishte humbur nenen, ekipi i mjekeve specialisteve vendosi te kryente nje lindje cezariane per te shpetuar te pakten foshnjen qe ishte ende ne barkun e saj.

I shoqi Majk rrefeu se femija nuk jepte as ai shenja jete, por doktoret arriten ta ringjallin. Pikerisht atehere, mberriti dhe cudia tjeter: te gjithe sa ishin te pranishem ne salle mbeten pa fjale, kur papritur, edhe zemra e Trejsit filloi te rrahe serish.  
 
“Arrestet kardiake ne shtatzani konsiderohen nje fenomen tmerresisht i rralle e kur ndodhin, jane ne shumicen e rasteve fatale”, thone mjeket e spitalit.

Specialistet nuk dine te thone me siguri se cfare e shkaktoi infarktin, por Tracy Hermansorfer dhe djali i saj i porsalindur, Coltyn, tani duket se gezojne te dy shendet te plote.

Trejsi nuk mban mend asgje nga sa ndodhi, por nje gje e di me siguri, cfare do t’i thote te birit kur te rritet.

“Do t’i tregoj se e pati te veshtire te vinte ne kete bote,- eshte rrefyer ajo,- por do t’i them po ashtu se ai eshte mrekullia ime”.

 

Top Channel