Projektet e fillim-vitit? Shpesh here te demshme

29/12/2009 17:35

Ne fillim te vitit cdo njeri kerkon te nise nje ere te re ne jeten e tij, kush me shume e kush me pak. Ndoshta disa vendosin te lene duhanin, disa te tjere kontrollojne ne dollap dhe veshin edhe nje here xhinset e harruara prej disa muajsh, por ka edhe nga ata qe rinisin palestren.

Keto jane disa nga ndryshimet tradicionale qe mundohemi te bejme cdo muaj janar, por jo gjithmone na bejne mire, madje sipas nje studimi britanik, na bejne keq. Richard Wiseman dhe ekipi i kerkuesve kane intervistuar 700 persona duke, duke i pyetur nese ne fund te vitit kishin realizuar deshirat e fillim-vitit.

Ne 78 % te rasteve nismat per te ndryshuar kane deshtuar duke u lene nje shije te hidhur enderrimtareve, madje ata nuk kane qene aspak te gatshem per te riprovuar. Por nese nje njeri arrin ta mbaje fjalen duke ndjekur hap pas hapi progresin e bere dhe ndjek te gjitha strategjite e mundshme per te arritur objektivin, atehere ai ka 50 % mundesi per t’ia dale mbane.

“Teknikat qe kane sukses lidhen me zhvillimin e nje plani dhe menyrat e ndjekjes se tij”, shprehet Wiseman. Nga ana tjeter ai shton se vendimet e marra ne minuten e fundit, jane te destinuara te deshtojne. “Te deshtosh ne nje tentative eshte shpesh here e demshme per anen psikologjike dhe mund t’u privoje njerezve sensin e vetekontrollit”, paralajmeron studiuesi.  

Top Channel