AND-ja zbulon mashtrimet me produktet

29/12/2009 17:10

ADN-ja eshte celesi per cdo mashtrim apo mbullim provash qe duam te bejme, eshte agjenti kryesor qe arrin te vertetoje gjithcka edhe nese jemi 100 % te bindur.

Teknika e perdorur vite me pare nga policia per te gjetur kriminelet, tashme mund te aplikohet gjeresisht edhe per mallrat e konsumit. Permes ADN-se, tashme mund te zbulohet perberja e ushqimeve qe blejme pasi testi nxjerr perberjen e vertete te mallit, pavaresisht asaj qe eshte shkruar ne etikete.

Studimi i kryer nga Rockefeller University dhe American Museum of Natural History, eshte publikuar ne revisten “Bioscience”. Nga disa etiketa qe u moren ne analize, 11 prej tyre rezultonin se nuk mbanin produktin e reklamuar. Psh, nese nje pako haviar reklamohej si veze peshku ujerash te kripura, ai ishte veze peshku i ujerave te embla, ose djathi qe shkruhej ne etikete nuk ishte deleje por lope.

Teknika “Dna barcoding” zhvillohet nepermjet nje metode te specializuar dhe bazohet ne analizat e kafshes apo bimes. Ekspertet qe vitin e shkuar zbuluan edhe shume mashtrime me ushqime te ndryshme, kane gjetur parregullsi ne 11 nga 66 kampionet e marre.

Top Channel