Hotelet, Europa ul cmimet e dhomave per festat

16/12/2009 09:00

Nese ne Shqiperi cmimet e mallrave te shportes rriten per festat e fundvitit, ne Europe edhe zgjedhjet e luksit do te kushtojne me pak. Hotelet ne pjesen me te madhe te vendeve te BE-se do kushtojne rreth 7 % me pak.

Irlanda, Anglia dhe Franca jane vendet qe kane humbur me shume terren pasi mesatarisht nje dhome jepet 20 % me lire se nje vit me pare. Te vetmet vende qe nuk njohin ulje ne cmimesh jane Danimarka, Norvegjia dhe Zvicra.

Madje eshte kryeqyteti danez i Kopenhagenit qe ka rregjistruar cmime rekord te hoteleve ne vitin 2009. Rritja me e madhe ka ardhur ne muajin dhjetor pasi qindra mijera njerez kane udhetuar drejt vendit nordik per te protestuar apo marre pjese ne Konferencen e Klimes te organizuar nga OKB-ja.

Mesatarisht nje dhome ne Kopenhagen kushton 184 euro nata. Qytetet me mesataren me te ulet jane Budapesti me 63 euro dhe Praga me 69 euro.   

Top Channel