Shtepia bunker e familjes kuksiane

15/12/2009 18:50

Nuk eshte vendstrehim i perkohshem ne rast lufte, por banesa e perhershme e nje familjeje. Kamera e Top Channel ndodhet siper kodrave te Shkozes, ne rrethinat e Tiranes.

Shqiperia socialiste ndertoi ne ate vend me dhjetera vendstrehime dhe tunele te betonta per strehimin e civileve ne rast agresioni nga bota kapitaliste. Tani qe lufta midis dy sistemeve ka mbaruar, nje familje shqiptare, po e perballon mjerimin pikerisht brenda njerit prej vendstrehimeve.

Prej 8 vjetesh, familja Gjana jeton ne nje tunel. Kreret e shtepise lane Kukesin ne kembim te nje jete me te mire drejt Tiranes. “Kemi 8 vjet ne kete tunnel. E kemi blere 3 milione leke”, thote Flora. Teksa e gjen veten brenda kesaj skute te derdhur ne beton, ndjen te ftohtin i cili te shpon si teh thike tej e mbane trupin.

Eshte acari i cili lidh ne kete strofke ditet e tre te vegjelve, Maries 8 vjec, Fatbardhes 5 dhe Saimirit 3 vjec. Siperfaqet e betonta, te cilat kane gozhduar ane e kend pamjen e mjerimit dhe skamjes, nuk kane asnje mundesi per te rrezatuar te ngrohtin. E vetmja pajisje grohese eshte nje furnele elektrike, me te cilen Floria, gruaja e shtepise, mundeson edhe gatimin.

Nje hapesire e mjaftueshme per te sajuar nje dhome ndenjeje, nje dhome gjumi edhe nje kuzhine, nese mund te imagjinohet si e tille. Vogelushet dhe nena e tyre jetojne ne skamje te plote. Fatkeqesisht para 6 muajsh ata kane humbur edhe babain, krytarin e shtepise, i cili ka qene i vetmi krah pune e burim jetese.

“Shpresoj vetem t’ju siguroj femijeve thesin e miellit, se per te tjerat nuk kam cfare bej. Pune nuk kam, njeri s’me ndihmon”, shton Floria. Jetesa e kesaj familjeje, trondit gjithe banoret e zones dhe te njohurit e tyre. Floria eshte nje nene shume e re ne moshe, vetem 28 vjec dhe ka tre femije per te rritur. Per me teper ajo nuk gezon perkrahje e nuk ka asnje mundesi per te punuar.

Streha e skamjes prej muresh betoni, nje dhurate nga sistemi i kaluar, nuk u siguron ketyre njerezve asgje tjeter vecse nje vend qe i mbron nga keto kohe te ashpra. Nga keto kohe ku te varferit nuk jane me ndergjegje e vrare e shoqerise, por thjesht nje statistike e ftohte zyrtare.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel