Arinjte polare po shnderrohen ne kanibale dhe nuk po gjejne asnje pjese akulli per te mbijetuar, dallandyshet nuk gjejne me pranveren, ndersa tigrat mbreterore te Bengales kane filluar te luftojne me njerezit.

Dhe kjo ndodh per shkak te ndryshimeve klimaterike, per te cilat diskutohet dhe protestohet keto dite ne Kopenhagen.

Ne pyllin Sunderbans perreth deltes se Gange, tigrat e Bengales, te cilet me perpara ishte e veshtire t’i shikoje, vitet e fundit kane filluar te hyjne neper fshatra dhe vrasin njerez: nga 50 deri ne 250 persona cdo vit.

Ne kete rajon, qe ne gjuhen vendase do te thote “pyll i bukur”, i cili eshte njohur nga UNESCO si trashegimi njerezore ne 1997-en, eshte habitati natyral per “Panthera tigris” nga te cilet numerohen rreth 500 ekzemplare (nje densitet shume i larte per nje zone te vetme).

Nga 2007, vit kur cikloni “Sidr” ka shkaterruar pjesen me te madhe te Bangladeshit, gjitaret kane migruar nga jugu ne veri dhe kane filluar te hyjne ne fshatrat ose te sulmojne kedo qe hyn ne ate qe ata e kane cilesuar si territorin e tyre: pyllin Sunderbans.

Top Channel