Jeta single e nje mamaje angleze qe duhet te rrise 8 femije, nuk eshte edhe aq e mjere, madje ajo mund te pershendese cdo mengjes komshinjte Ella Macpherson apo Hugh Grant, te cilet jetojne ne te njejten lagje londineze.

Administrata e bashkise i ka dhene ne perdorim nje vile, qeraja e se ciles shkon 8400 euro ne muaj, pasi aktualisht nuk ka banesa te lira per programin e familjeve ne nevoje. Vila 2.8 milione dollareshe ndodhet ne lagjen prestigjoze “Noting Hill” dhe familja prej 9 personash do qendroje ne te plot 3 vjet.

“Ketu eshte bukur por mua me duket shume qesharake nje situate e tille sepse qeveria paguan shume para”, shprehet 34 vjecarja Francesca Walker per “Daily mail”. Mamaja e re eshte konvertuar ne fene islame qe pas moshes 14 vjecare. Ajo ka pasur 5 femije nga martesa e pare dhe 3 nga e dyta.  

Top Channel