Duar te bukura, nje element i rendesishem per te plotesuar fotografine e nje femre terheqese.

Te gjithe biem dakort se duart dhe thonjte flasin shume per nje person aq me teper kur ato jane edhe mjet komunikimi. Stina e ftohte e dimrit ka ardhur dhe bashke me te edhe tendecat per thonjte. Iris Meta ia ka besuar duart Institutit te Bukurise “Frontera” prej tete vitesh.

“Kam tentuar disa here te mbaj thoin tim natyral sepse artificiali eshte me komod dhe eshte me estetik”, shprehet Irisi. Ajo eshte nder ato femra qe i kushton vemendjen maksimale thonjve. Ne cdo tre jave e takon ketu per te ndryshuar ngjyren apo gjatesine. Per te patur gjithnje duar terheqese nga ana e vajzave kerkohet edhe nje kujdes i vazhdueshem.

Per te qene realist nevojiten te ardhura te mira. Thonjte e mbushur me akrelik ose xhel kerkojne gjithmone ndihmen e specialistit. Megjithese demtohen shpesh ky lloj punimi mbetet nga me te pelqyerit per vajzat e reja. Lumturie Ponari, operatore e rindertimit te thoit ne Institutin e Bukurise Frontera tregon se klientet e saj preferojne gjatesine mesatare.

Kur flitet per ngjyrat cdo sezon vjen me nuancat e tij. Modelet e thoit ne te shumten e rasteve jane produkt i imagjinates. Kete vit industria qe punon ne funksion te hijeshise femerore vjen me nje model te cmendur, thonjte stiletto. Nje gje eshte e sigurt, se me keto thonj nuk mund te besh as nje pune dore.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel