Angli, emision televiziv per te thyer tabune

17/11/2009 17:45

Te jesh figure e nje ekrani televiziv duhet te zoterosh bukuri fizike? Nuk eshte kusht, te pakten ne Angli per televizionin Five ku nje gazetar i demtuar ne fytyre po pergatit nje emision.

Behet fjale per  James Partridge, i cili eshte shperfytyruar pas nje aksidenti rrugor ne moshen 18 vjecare. Partridge eshte presidenti i nje shoqate kunder paragjykimeve ndaj njerezve me te meta te tilla.

Ne nje sondazh qe ka kryer pikerisht Five News, 64 % e te intervistuarve kane thene se nuk do ndryshojne kanal, ndersa 44 % mendojne te kunderten. Pergjegjesi i fushates “Changing Faces”, Winnie Coutinho eshte shprehur se televizioni mund te luaje nje rol te rendesishem ne pranimin e diversitetit dhe ne thyerjen e disa tabuve.

“Te mos harrojme se keta njerez kane kaluar trauma te renda dhe nuk jane monstra. Ata kane luftuar me shume se njerezit me fytyre normale”, thekson Coutinho.  

Top Channel