Shqiperia eshte pushtuar nga shiu, te ftohtit dhe pjesa me e shemtuar e vitit. Kjo nuk eshte periudha me e mire per te qene ne humor dhe per te pushuar!

Ato pak dite pushimi gjate dimrit pergjithesisht mendja te shkon te mali, debora, oxhaku, xhupi…po sikur mendja te kishte deshire te bente plazh? Me siguri qe nje turizem i tille ne kete periudhe ne Shqiperi a ne Europe eshte i pamundur por jo per disa vende te caktuara te botes dhe jo per te gjithe shqiptaret!

Do te takojme Xhimin, ai futet tek pakica qe ia lejon vetes kete luks, pasi do shkoje ne Santa Domingo. Ishujt e Karaibeve apo te oqeanise jane goxha ekzotike dhe gjate veres, imagjinoni gjate dimrit se si tingellojne ditet ne shezlong. Xhimi Bujari eshte nje emigrant shqiptar ne Norvegji dhe ne kete periudhe ndodhet rastesisht ne Shqiperi, por imitimi i jetes qe bejne norvegjezet eshte teresisht i mundur per te. “Meqenese erdha te takoj familjen, i bie pak shtrenjte te udhetoj ne Norvegji dhe me pas ne Santa Domino dhe e mora vizen direkt nga Shqiperia”, thote Xhimi.

Deshira per aventura ekzotike ka pak kohe qe eshte bere mani ne Shqiperi, por cfare kerkojne shqiptaret. Cfare thote menaxherja turistike Sava Bardhi? “Shqiptaret jane shume te apasionuar pas detit. Te besh pushime ne dimer dhe te kthehesh i nxire eshte nje shans qe nuk e kane te gjithe”, pohon Sava. Xhimin e njohim ndersa kerkojme neper agjensi te ndryshme per kliente qe jane duke prenotuar udhetime neper vende ekzotike ku behet plazh ne dhjetor. Rezervimi u be dhe Xhimi pranon te na tregoje dicka me shume. “Te ikesh ne vende ekzotike gjen shume norvegjeze dhe gjen shqiptare qe jetojne ne vendet nordike”, shprehet ai.  
 

Top Channel