Ne internet lista e burrave te tradhetuar

14/11/2009 17:30

Disa cifte kane rrezikuar te ndaheshin, disa te tjera jane zene dhunshem mes tyre. Te gjithe pohojne se ndihen shume te shqetesuar.

Qetesia e Lagoa da Prata, qyteti brazilian me rreth 45 mije banore, eshte tronditur ditet e shkuara nga nje dokument i publikuar ne rrjetin e njohur social “Orkut”.

Behet fjale per nje liste me 300 persona, e publikuar nga nje perdorues rrjeti me pseudonimin “Ricardão”, qe tregon listen e personave qe jane tradhetuar nga partneret e tyre.

Sipas autorit, qe tani eshte ne kerkim nga policia, publikimi eshte nje kryqezate ndaj te gjitha grave te pabesa qe jetojne ne qytetin brazilian.

Top Channel