Interneti bashkon babane dhe vajzen pas 30 vjetesh

12/11/2009 21:00

Babai dhe vajza kane gjetur njeri-tjetrin fale internetit pas 30 viteve kerkimesh.

Scott Becker nga SHBA i kishte humbur gjurmet e vajzes se sapolindur menjehere pas divorcit me ish-bashkeshorten dhe me pas per 30 vjet rresht ai nuk pati asnje mundesi per ta takuar. April Antoniou jeton ne shtetin e Georgia-s, ndersa babai i saj ne Kansas.

Gjate nje interviste ne nje televizion, ata rrefyen se prej shume vitesh ishin vene ne kerkim te njeri-tjetrit nepermjet internetit. Vajza u shpreh se ka perdorur motorin e kerkimit Google por emri Scott Becker eshte shume i perhapur ne SHBA dhe kjo nuk e ndihmoi shume.

Por kur ajo e beri kerkimin me fjalet, “Scott Robert Becker ne kerkim te April” u ndesh me faqen e krijuar nga i ati, www.aprilbecker.com. Ne krye te kesaj faqeje ishte shkruar: “E dashur April, kur te lexosh kete mesazh dergo nje mail ne [email protected], jam babai yt dhe dua te te takoj”.

Top Channel