Adoleshentja qe teshtin 12 mije here ne dite

12/11/2009 16:35

Nje rast i rralle, ndoshta i padegjuar tek nje vajze 12 vjecare amerikane ka lene pa pergjigje mjeket e saj dhe te gjithe ata qe e kane lexuar kete lajm.

Behet fjale per adoleshenten Lauren Johnson nga Virginia, e cila u prek nga gripi stinor pak kohe me pare, gje qe i ndryshoi jeten. Ajo e mori virusin para dy javesh por qe atehere teshtin pa mbarim, me sakte 12 mije here ne dite ose 20 here ne minute.

Kjo e ka detyruar te braktise shkollen dhe te mbaje prane nje mal me letra higjenike. Mjeket nuk dine t’i japin nje shpjegim shkencor ketij fenomeni. Ky problem e ka bere 12 vjecaren te hase shume veshtiresi gjate ngrenies, ndersa momentet e vetme te paqes per te jane kur fle gjume.

Lajmi mberriti deri ne dyert e televizionit Nbc ku Johnson u ftua te merrte pjese ne programin “Today Show”. “Nuk e dija se do zgjaste kaq shume. Nuk shkoj as ne shkolle dhe nuk dal. S’ia dal dot me keshtu sepse hunda po me shkaterrohet”, tha 12 vjecarja mes teshtimave. Semundja e vajzes i ka ndryshuar jeten edhe familjes se saj, sepse mamaja e ka cuar deri tani ne 11 terapiste te ndryshem, por askush nuk ka mundur t’ia zgjidhe problemin. “Jeta e vajzes time nuk eshte me e njejta.

Teshtimat nuk ndalen. Ne te gjithe boten jane dokumentuar vetem 30 raste te ngjashme por nuk dime cfare te bejme sepse asnje mjek nuk na jep pergjigje”, shprehet e ema.

Top Channel