Femrat zgjedhin familjen per t’u bere nena, ndersa keto gra kane profesionin qe i ben te tilla. Jemi ne fshatin e vilave model austriak, ku jetojne 80 femije te cilet kane humbur kujdesin prinderor. Aty eshte fshati SOS.

Cdo shtepi eshte strukturuar si nje familje dhe ajo qe qeveris, rrit dhe edukon, eshte nena.

Jeta e saj bashke me te vegjlit, ndertohet mbi kete fshat duke pasur obligimin per te drejtuar një familje të madhe prej 6-7 femijesh.

Nenat SOS, jane femra pa impenjime ne jete e qe me deshire kane pranuar te marrin persiper kete detyre fisnike.

“Me ka pelqyer puna me femijet eshte e veshtire, por edhe me e bukur, eshte nje pune fisknike te kujdesesh per femijet qe nuk jane te tute”, thote Lumturia.

Esmaja, nje grua rreth te 40-ave, tek kujdesi ndaj ketyre femijeve permbush enderren e parealizuar femerore per te pasur femije dhe krijuar familje.

“Me perpara kam qene mesuese. Meqenese vete jam rritur vetem me nenen, mendova te perkushtohesha per keta femije”, thote ajo.

Kjo bashkejetese e lidhur prej vitesh ka krijuar marredhenie te vereta mes femijeve dhe nenave te fshatit SOS.

“Tek femijet e mi kam shume pretendime dhe u perkushtohem shume. Kujdesem qe ata te jene me te miret ne gjithcka”, thekson Lumturia.

Donika eshte nje nga nenat me eksprience te gjate ne kete vend. Ka plot 13 vite pune. Ne fillim ajo ka mbajtur rolin e tezes, nje tjeter pozicion ky qe radhitet pas figures se nenes, e qe ndihmon kete te fundit ne realizimin e detyrave familjare, vecanerisht kur nenat marrin ditet e pushimit.

“Eshte shume e veshtire, kerkon shume sakrifice, por eshte edhe pune shume e bukur. Kam 13 vjet qe punoj ketu dhe jam ne boten e tyre 24 ore”, thote Donika.

Nena SOS nderton nje marredhenie te ngushte me cdo femije qe i eshte besuar. Keshtu dhe Lumja, Esmaja, Donika, perpiqen te jete prinder te denje per te vegjlit qe po rrisin.

“Une ndihem shume mire me duket sikur jam ne shtepine time dhe e ndjej sikur e kam nene te vertete”, thote nje prej femijeve jetime.

“Me te ndihem i lutur sikur te ishte nena ime e vertet”, shton nje tjeter.

E per te kompletuar tekat e femijeve deri ne fund, nene Dona mendon gjithmone per deshirat e tyre ne tryeze.

Sot nenat kane diten e tyre te pazarit. Ndersa femijet qendrojne ne shkolle ato gjejne kohen per blerjet e javes dhe pak ajer qetesie.

Nenat kane edhe kohen e tyre. Ato pushojne 4-5 dite ne muaj ku shpesh zgjedhin te gjenden mes te afermeve.

“Diten e pushimit kam ndermend ta kaloje me niperit dhe mbesat”, thote Lumja.

Vizita tek te afermit nuk do te zgjase shume. Ne darke Lumja do te kthehet tek femijet, pergjegjesine ndaj te cileve nuk e largon dot me dite.

Cdo shtepi-familje ketu ka vecantine, ritmin dhe rutinen e saj. Femijet rriten dhe mesojne se bashku, duke ndare me nenat pergjegjesite, kenaqesite dhe shqetesimet e jetes se perditshme.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel