CERN, copa e bukes pengon eksperimentin

08/11/2009 11:10

Ndalet serish pajisja gjigande qe duhet te vertetoje fillesat e krijimit te Universit.

“Large Hadron Collider” qe ndodhet ne afersi te Gjeneves, nje projekt qe ka kushtuar 4.9 miliarde euro, e ka ndalur punen. Ne brendesi te pajisjes gjigande qe ze nje hapesire prej 27 km katrore, eshte gjetur nje cope buke.

Kjo gje kishte shkaktuar prishjen e nje pjese te jashtme qe sherben per ftohjen ne menyre qe temperatura te qendroje 1.9 grade. Makina e CERN-it eshte ndertuar per te cuar shpejtesine e protonit deri ne 99,9999991% te shpejtesise se drites, cka do te vertetonte shendijen qe i dha jete Universit.

Kjo nuk eshte hera e pare qe “Large Hadron Colli¬der” ndalon punen pasi nje gje e tille ndodhi edhe ne shtator te vitit 2008 kur nje shperthim shkaktoi nderprerjen e eksperimentit per disa muaj.

Top Channel