Nje dere prej hekuri ndan boten reale nga ajo e te semureve mendore ne spitalin e te semureve mendore te Vlores.

Prej kohesh ne kete porte nuk ka tabele qe te beje te ditur destinacionin e godivave, ndoshta per te mos stigmatizuar rezlitetin e godinave qe here here na duket i frikshem. Ne ambiente gjenden 211 paciente, 84 gra dhe pjesa tjeter burra me semundje mendore te ndryshme.

Ne spital shtrohen edhe perdoruesit e substancave narkotike dhe kjo ka bere qe moshat me te vogla te jene 13 apo 14 vjec. Para dy javesh, Fatmir Rasho, 21 vjec, “pozonte” para kamerave te televizioneve i lidhur me zinxhir ne nje kolibe qensh. Sot eshte strehuar ne kete spital ku duket me i qete.

“Mbyllja ne institucion te tille i pacienteve me prapambetje mendore jep nje impakt te pare per nje ndryshim, por pacienti eshte pa mjekim. Per nje kohe me te zgjatur nese do vazhdoje te jetoje ne spital, institucionalizimi i ketij pacienti do te coje ne degradimin e funksioneve te tij sociale”, shprehet drejtoresha e spitalit Antonela Aga.

Te semuret mendore duken te qete. Brenda eshte paqe. Si per te ngritur dilemen e vertete, kush jane te cmendurit e vertete, keta te spitalit apo ata qe popullojne boten e lire?

FOTO GALERI
1/5

Top Channel