Ben para duke veshur “t-shirt”

06/11/2009 16:10

Nje here e nje kohe ishte “sandwich man”, qe me ane te pankartave qe mbante ne trup, promovonte produktet. Tani eshte “t-shirt man”, njeriu bluze.

Emri i tij eshte Jason Sadler dhe eshte nje 26-vjecar, ish-ekspert marketingu i nje ndermarrje te Florides, qe ne 2008-en ka humbur punen.

Pas nje momenti te pare ne veshtiresi ekonomike, ai ka vendosur se shpatullat e tija ishin mjaftueshem te gjera dhe mund te shfrytezoheshin.

Keshtu Sadler ka dhene me qera trupin e tij dhe ka krijuar nje biznes te ri: veshjen e bluzave promocionale.

Ideja eshte e thjeshte dhe krijuese dhe i jep 85 mije dollare ne vit dhe nje sukses gjithnje e ne rritje: 18 mije fansa ne Facebook dhe mijera kontakte ne Twitter, Flickr dhe Youtube. Jazon fotografohet, filmohet dhe behet nje mesazh promorcional me dy kembe dhe ne fund te dites klienti behet edhe protagonisti i faqes se vete www.iwearyourtshirt.com.

Sekreti i suksesit te Jason? “Ndermarrjet nuk duan me te rrezikojne dhe te shpenzojne shume publicitet dhe marketing qe nuk funksionon. Une kushtoj pak dhe jam i thjesht dhe simpatik”, shpjegon ai.

Vitin tjeter Jason ka ndermend te zgjeroje biznesin e tij dhe te punesoje “njerez bluze” te tjere.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel