Njohesit e Kushtetutes ne Kosove po reagojne pasi shefi i misionit civil Piter Feith deklaroi se serbet e Kosoves mund te votojne ne zgjedhjet lokale me pasaportat e Serbise.

Ekspertet ligjore ne Prishtine e kane cilesuar nje gje te tille si anti-kushtetuese.

“Qytetaret kane te drejte te votojne vetem ne baze te dokumentave te shtetit perkates, ku dhe zhvillohen zgjedhjet”, deklaron juristi Ismet Salihu.

Ndersa lideri i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti shprehet se deklarata e Piter Feith tregon se ai ka uzurpuar institucionet kosovare, ne vecanti KQZ-ne.

“Me kete rast u deshmua qe edhe KQZ nuk eshte i pavarur per shkak te faktit se Feith deshiroi ta shpaloste qendrimin e vet nga ky institucion. Ai tregoi se eshte ai kreu i KQZ-se dhe jo zonja Nesrin Lushta”, eshte shprehur Kurti.

Top Channel