Presidenti Barack Obama ka deklaruar se hapja e ambasades kosovare ne Uashington do te sherbeje per perforcimin e metejshem te marredhenieve mes SHBA dhe Kosoves.

Deklaraten e tij, Obama e beri gjate nje takimi ne Shtepine e Bardhe, ku mori letrat kredenciale nga ambasadori i Kosoves ne SHBA, Avni Spahiu.

Gjate takimit presidenti amerikan ka vleresuar progreset e arritura nga shteti i Kosoves pas shpalljes se pavaresise, si dhe ka konfirmuar mbeshtetjen e metejshme te vendit te tij.

“Suksesi i vazhdueshem i Kosoves si nje shtet i pavarur, multietnik dhe demokratik mbetet nje nga prioritetet kryesore te SHBA. Bota ka qene deshmitare e progresit te jashtezakonshem qe ka bere vendi juaj ne periudhen e shkurter pas pavaresise”, ka deklaruar Obama.

Ndersa ambasadori Spahiu, nga ana e tij ka vleresuar mbeshtetjen e vazhdueshme qe SHBA po i japin Kosoves dhe ka dhene garancine e tij se miqesia mes dy vendeve do te vazhdoje ne perjetesi.

Top Channel