Rusia vlereson marredheniet e saj me Bosnje e Hercegovinen dhe eshte e gatshme qe ne te ardhmen te rrise bashkepunimin ne fushen e ekonomise dhe tregtise.

Qendrimi i Moskes zyrtare eshte bere i ditur nga ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov, ne nje takim me homologun boshnjak Sven Alkalaj.

Shefi i diplomacise ruse ka theksuar gjithashtu se BeH eshte tashme nje shtet dhe se zyra e te derguarit nderkombetar duhet te mbyllet.

“Bosnje e Hercegovina duhet te ule ne maksimum ndikimin nga jashte dhe Rusia do te beje gjithcka qe zyra e perfaqesuesit te larte te shnderrohet ne zyren e perfaqesuesit evropian”, ka deklaruar Lavrov.

Top Channel