Bolivi, hotel prej kripe me 7 yje

05/11/2009 17:10

Bolivia mund te jete vertete nje vend i varfer por inisiativat e vecanta, madje edhe te kushtueshme nuk mungojne.

Ne qender te vendit eshte ngritur nje hotel jo si gjithe te tjeret pasi pjesa me e madhe e struktures eshte ndertuar me kripe. Nje resort i vertete me shtate yje ku vizitoret mund te shijojne bukurine qe pasqyron kripa ne muret e hotelit por edhe ne orendite e dhomave.

“Playa Blanca” quhet ky hotel i vecante qe eshte ndertuar ne zonen e Ujunit ku ndodhet edhe fabrika me lartesine me te madhe ne bote nga niveli i detit. Per nje dhome teke cmimi eshte 50 dollare, ndersa ata qe mendojne te shkojne cift duhet te shtojne edhe 10 dollare me shume ne fature.  

FOTO GALERI
1/6
60 dollare ne nate per 7 yje luks

Top Channel