Skandal ne Spanje, deputetja arketon 3 rroga

04/11/2009 11:45

Deputetja paguhet me shume se kryeministri? Kjo ndodh ne Spanje ku Maria Dolores de Cospedal arrin te arketoje te ardhura me shume se shefi i qeverise, Jose Luis Zapatero.

Por ajo qe duhet theksuar ne kete ceshtje eshte fakti se ajo i arketon gjithe keto te ardhura konform te gjitha rregullave dhe ligjeve te shtetit spanjoll pasi kryen tre pune njekohesisht. Dolores de Cospedal ka deklaruar se ne vitin 1998 fitoi plot 165 mije euro.

Ne cilesine e deputetes ajo mori 51 mije, si sekretare e Partise Popullore 64 mije dhe 41 mije te tjera si avokate e Shtetit. Nese bejme nje krahasim te thjeshte, Jose Luis Rodríguez Zapatero paguhet rreth 92 mije euro ne vit dhe ndryshimi eshte shume i dukshem.

Kjo ceshtja ka marre permasat e nje skandali ne Spanje, ku menjehere deputetja ka reaguar, duke hequr dore nga dietat qe shkojne rreth 13 mije euro ne vit.

Top Channel