Presidenti i Maqedonise, Gjorgje Ivanov i ka derguar nje ftese homologut grek Krolos Papulias per te vizituar Shkupin.

Ne mesazhin e tij, Ivanov shpreh gatishmerine per marredhenie te mira fqinjesore mes dy vendeve.

“Jam i bindur se me viziten tuaj, ne si njerez te pare te dy vendeve fqinje do te japim nje kontribut te konsiderueshem ne vizionin tone te perbashket dhe perfundimisht do te japim nje impuls te forte per forcimin e marredhenieve te fqinjesise se mire”, eshte shprehur Ivanov.

Nder te tjera, ne mesazhin e tij, Ivanov shpreh bindjen se mes Maqedonise dhe Greqise ka me shume gjera qe i lidhin dy vendet, sesa gjera qe i ndajne.

“Kam besimin se me angazhime te perbashketa do te kontribuojme ne forcimin e lidhjeve tona, te cilat do te jene ne interes te qytetareve te te dyja shteteve”, ka shtuar Ivanov.

Marredheniet dypaleshe mes Greqise dhe Maqedonise jane tensionuar se fundmi per shkak te ceshtjes se emrit, pa zgjidhjen e te ciles Athina kercenon se do te bllokoje rrugen evropiane te Shkupit.

Top Channel