Etleva Rexhepi, truproja e personaliteteve

04/11/2009 19:10

Nje truproje nuk eshte gjithmone njeriu me te zeza, trupmadh, veshtrim i rrepte dhe doren tek kufja. Disave nga eskorta e truprojeve, misioni ua do te jene pikerisht e kunderta. Po sikur nje “bodyguard” te mos jete aspak keshtu! Po sikur, te perdore manikyr, grim, taka?

Etleva Rexhepi eshte gjysma e femrave qe jane ne total ne drejtorine e shoqerimit te personaliteteve apo delegacioneve.

Ajo eshte njera prej dy “bodyguard”-eve te vetme femra ne Shqiperi! Dhe ne pune ajo nuk eshte nje femer, por nje oficere shoqerimi.

“Kjo eshte detyra e oficeres se sigurise, rrezikon jeten per personalitetet e ndryshme. Kjo eshte detyra jone dhe une e kam marre parasysh per ta bere kete detyre”, thote ajo.

Siguria dhe saktesia e veprimeve te saj ka ardhur duke u permiresuar, por kuptohet pas nje shkollimi rigoroz!

“Akademine e rendit e kam filluar ne vitin 1995 dhe e kam mbaruar ne vitin 1998 dhe ne ishim brezi i trete i femrave. Une jam emeruar ne vitin 2000 dhe kam qene oficere ne Presidence, brenda ne objekt. Por gjithnje dita e pare ka qene e veshtire. Nuk e dija se si do te dilja gjate shoqerimit”, thote Etleva.

Megjithate premisat ndoshta dukeshin tek Eva edhe para Akademise se Rendit.

“Gjithnje jam marre me aktivitete ne shkolle. Jam marre me volejboll, me atletike dhe me ka pelqyer te behesha oficere. Qe kur kam qene e vogel, kam qene tip cuni, gjithmone e hedhur dhe e shkathet”, shprehet truproja.

Por mbi te gjitha ajo eshte nje nene e re qe i duhet te kujdeset edhe per djalin e saj 2 vjecar!

“Ditet e diela perpiqem te nxjerre cunin e vogel i cili gjate gjithe kohes eshte ne shtepi”, shpjegon Etleva.

Por cfare eshte nje “bodyguard” i vertete?

“Ne jemi te gatshem per te nderhyre per cdo situate per evakuimin e personalitetit dhe ne momente qe mund te ndodhe dicka e marre vipin e nxjerr, e mbuloj dhe e shoqeroj deri ne dalje”, shpjegon ajo.

Per Etleven kjo nuk eshte thjesht nje pune. Per te, ky eshte edhe nje pasion i madh.

“Nuk do ta nderroja asnjehere kete pune. Me ka pelqyer gjate gjithe kohes”, thote Etleva.

Edhe pse e di qe eshte detyra ajo qe e shtyn nganjehere te jete e ashper me gazetaret, Etleva s’e mohon se tani qe perballe saj ka gazetare qe interesohen direkt per te, i duket pak e cuditshme.

“Nje nga detyrat eshte per te larguar njerezit qe shfaqin shenja rrezikshmerie, por pa perdorur asnjehere forcen. Kjo eshte detyra jone”, shprehet truproja.

Engjelli mbrojtes tani duhet te largohet. Diku nevojiten perseri sherbimet e saj.

Dhe ndersa kamerat, vemendja dhe dritat e forta do te fokusohen perhere mbi dike tjeter, ajo do te jete gjithmone aty, gjithmone e gatshme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel