Qipro, trembet nga atentati, braktis avionin ne nisje

03/11/2009 17:00

11 shtatori ka ndryshuar boten. Eshte nje pohim qe e kane bere shume politikane, analiste, gazetare dhe historiane, madje ky perfundim tashme po “aplikohet” edhe ne terren.

Shembulli me i fundit eshte ai i nje 28 vjecari grek, i cili eshte larguar nga dalja e sigurise se avionit pasi vuri re pranine e nje njeriu me pistolete ne bord pak para nisjes. Ngjarja ndodhi ne aeropirtin e Larnakas ku marinari 28 vjecar grek, Moreno Tavares Lizason ka arritur te zbrese gjate momentit te nisjes se avionit nga Qiproja per ne Athine.

Ne kryeqytetin helen avioni i kompanise “Cyprus Airways” eshte ulur me 158 pasagjere, 1 me pak se numri i nisjes. Policia qipriote ka arrestuar 28 vjecarin, i cili tha se frika e nje atentati te mundshem e beri qe te zbriste menjehere. Por dalja e papritur e marinarit ka shkaktuar panik edhe mes pjesetareve te tjere te bordit, sepse 28 vjecari ka lene nje cante misterioze pas largimit.

Gjate momentit te ngritjes se avionit, ne aeroport do te ulej nje tjeter avion ku ne bord ndodhej ministri i Jashtem indian dhe policia u vu menjehere ne alarm per shkak te frikes nga nje atentat i mundshem terrorist. Te afermit e Lizason, i cili vuan nga nje cregullim psikik, konfirmojne se i riu eshte denuar me 4 dite burg.

Top Channel