“Kronike ne gur” nga Murthi

03/11/2009 19:20

Ne kushtet e mjerimit te tejskajshem njerezit perpiqen te gjejne mundesi te ndryshme per te jetuar.

Personazhi yne ka zgjedhur nje menyre tjeter mbijetese, ai thyen gure dhe me kete pune te lodhshme fizike ai ushqen familjen. Quhet Shaban Cullai dhe jeton ne fshatin Murth te Tiranes bashke me gruan dhe 4 femijet e mitur. Jane oret e para te mengjesit, rrugicat e fshatit jane te qeta, Shabani po pergatiet per t’u nisur ne pune.

Ai ka 10 vjet qe e ben kete pune sepse eshte e vetmja per te ushqyer familjen. “Ne oren 6 nisem per pune. Kam kater femije. Kam 10 vjet qe punoj ne gurore. Puna eshte e lodhshme por ushqejme familjen. Jeta eshte pothuajse jo e mire sepse nje krah pune 6 veta s’i perballon dot. Nuk kemi te ardhura te tjera, fshati eshte pa uje te pijshem dhe bujqesi nuk ka”, shprehet Shabani. Ne fshatin Murth nuk ka banore qe te mos kete punuar ne gurore.

Puna ne gurore eshte lehtesuar disi por mbetet e veshtire. Gurorja ndodhet nje ore larg fshatit ku banon Shabani. Dita e punes ne gurore fillon si zakonisht. Thyerja e gureve me shume se force fizike kerkon tru. “Ka stilin e vet thyerja e gurit. Duhet te gjesh ku e ka fijen guri. Do specialitet me shume qe ta thyesh sepse me zor nuk thyhet”, pohon Shabani. Thyarja e gureve mund te mos jete shume e kendshme por eshte i vetmi mjet qe banoret e kesaj zone te mbajne familjet ne nje zone ku vertet mbijetesa del nga guri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel